Historia e botës nuk është veçse biografia e njerëzve të mëdhenj
Thomas Carlyle
Historia është mësuesi më i mirë që mund të kesh, sepse mësimet e saj nuk janë të bazuar në teori por në përvojat e jetës të njerëzve të arritur. Liderat e mëdhenj kanë ndryshuar udhën e historisë për njerëzimin. Me sakrifica dhe një vizion të dukshëm vetëm nga ata kanë marrë vendime që i kanë bërë të pavdekshëm në histori. Shumë herë lidera si Kiri i madh, Aleksandri i Madh, Skëderbeu dhe shumë të tjerë na duken gati hyjnor dhe të paarritshëm, edhe se ndonëse e vërtetë prapë se prapë ne mund të mësojmë nga ato. Mësimet e jetës së tyre gati po luten që të merren dhe ripërdoren, dhe një nga aftësitë e personave të mencur është kapaciteti i tyre për të mesuar nga të tjerët.
Mësimi nga Kiri i Madh: Tolero mëndimet ndryshe
Të pushtosh botën është e lehtë; e vështirë është ta qeverisësh atë
Xhingis Han
Nuk e fillojmë dot më mirë listën se sa me Perandorin e parë në histori, Kiri i Madh. Perandoria e tij u shtrinte nga Turqia deri në Indi. Ai e arriti këtë gjë duke miksuar diplomacinë dhe aftësitë e tij si luftëtar. Por sic e “tha” dhe Xhingis Han më sipër, është më e vështirë të qeverisesh se sa të pushtosh. Ai e arriti këtë, duke toleruar dhe duke i mbrojtur me ligj fetë e ndryshme në perandorin e tij. Ai liroi cifutët nga Babilonia dhe mori këshilltarë nga të gjitha krahinat dhe besimet fetare. Perandoria e Kirit ka shumë ngjashmëri me Shqipërinë e sotme, dhe ne si ai duhet të pranojmë dhe t’i besojmë njerëzve pavarsisht origjinës ose besimeve fetare që ato kanë. Duke përmisuar në këtë mënyre jo vetëm kompaninë tonë po Shqipërinë në tërësi.
Mësimi nga Perikliu: të gjithë janë njësoj
Mund të kesh të gjithë njohurinë e botës, por po nuk pate fuqinë për ta shprehur atë është sikur nuk ke patur asnjë ide.
Perikliu
Perikliu ndryshe nga të tjerët në këtë listë nuk është këtu sepse ka pushtuar “botën” por sepse ka ndryshuar Athinën jo me shpatë, por me ligje. Ai lejoi që të gjithë klasat sociale të kishin përfaqësim në Athinë dhe e coi qytetin në një epokë të artë duke angazhuar potencialin e plotë të të gjithë qytetarëve. Po ashtu në një kompani cdo punonjës duhet të ketë fuqinë që të flasë dhe të implementojë idetë që mund të ketë. Një shembull perfekt është Google, ku secili punonjës ka DETYRËN që të paraqesë ide dhe projekte të reja. Pikërisht nga ky lloj programi ka ardhur Google Maps, Gmail, Android dhe më shumë. Tashmë këto projekte vlejnë me MILIARDA dollarë dhe kanë mbështetur Google të jetë i pranishëm kudo në jetët tona.
Mësimi nga Aleksandri i Madh: Ndërto mbi atë që kanë krijuar paraardhësit e tu
Kjo është ende kompania e Steve Jobs. Ka lindur kështu; është ende kështu. Mendoj, do të jetë gjithmonë ADN-ja e kësaj kompanie.
Tim Cook
Jetën epike të Aleksandrit të Madh e njohin të gjithë. Perandoria e tij arriti deri në Indi duke thyer perceptimet dhe limitet e cfarë do të thotë të jesh një njeri. Aq “hyjnore” ishin arritjet e tij saqë u konsideronte një zot në tokë nga ndjekësit e tij. Por pa i hequr meritat që ai ka, suksesi i tij, filloi me babin e tij, Filip II.
Filip II krijoi, dhe inovoi ushtrinë dhe strategjitë maqedonase që Aleksandri më pas përdori për pushtimet e tij. Ai shpiku falangën maqedonase dhe trajnoi ushtrinë në mënyrë të përkryer për luftë. Mposhti mbretin ilir, Bardhulin dhe pushtoi të gjithë gadishullin grek, duke e kthyer Maqedoninë në një forcë ushtarake dhe ekonomike. Përpara se të vdiste krijoi të gjithë planin se do të pushtonte perandorinë Persiane, që Aleksandri e përdori pikë më pikë.
Tim Cook, erdhi menjëherë mbas Steve Jobs, një person që revolucionoi teknologjinë sic e njohim sot. Filozofia e Jobs ishte që produkti duhet të jetë perfekt dhe ndërlidhja e produkteve Apple po ashtu. Tim Cook ndërtoi mbi të dhe nuk ndryshoi asnjë proces dhe kulturë në kompani që bënë të mundur këto arritje. Cdo produkt që Apple ka lëshuar në treg, vazhdon dhe ecën sipas parimeve të Steve Jobs. Apple, nën drejtimin e Tim Cook u bë kompania e parë të arrijë një vlerë prej 3$ trilion.
Mësimi nga Jul Cezari: mbaj premtimet për shpërblim
Nuk jam i mërzitur që më ke gënjyer. Jam i mërzitur që tani e tutje nuk mund të të besoj.
Friedrich Nietzsche
Gjenerali i fuqishëm romak, i cili pushtoi Francën dhe mundi senatin romak në një luftë të përgjakshme civile, ka shumë mësime për të na dhënë. Nga besimi tek njerëzit te mençuria financiare, tek fitimi i besimit të njerëzve dhe të mësosh pasardhësin e duhur, por ndoshta më e rëndësishmja që godet afër “shtëpisë” këtu në Shqipëri është; jepini ndjekësve tuaj shpërblimin që keni premtuar pas arritjes së objektivit.
Jul Cezari i premtoi ushtrisë së tij kompensime financiare të larta pas pushtimin të Francës dhe luftës civile. Ndërkohë qytetarëve të Italisë së Veriut dhe një pjesë në Francë i premtoi që do ti bënte qytetarë romak.
Gjëja e parë që bëri, kur më në fund u vendos paqja, nuk ishte të shkonte pas përfitimeve personale, por të sigurohej që premtimet e tij të mbaheshin. Ai shkoi përtej dhe përtej për të siguruar paga të mëdha dhe tokë për ushtarët e tij dhe u dha nënshtetësinë romake njerëzve që e ndihmuan gjatë pushtimeve të tij. Në këtë mënyrë ai fitoi ndjekës besnikë në të gjithë mbretërinë, ku interesat e tij do të mbroheshin edhe pa praninë e tij. Në Perandorinë e madhe Romake, pasja e ndjekësve besnikë ishte më e rrallë se ari…
Të gjithë na ka ndodhur ose kemi dëgjuar që nëqoftëse arrihet “objektivi X” do të kemi një shpërblim financiar, pushime të paguara etj. Por kur më në fund ky objektiv i caktuar nga vetë administrata arrihet, shpërblimi zhduket. Duke lenë vetëm një shije negative ose ekuivalenten e një “pizza party”. Ky premtim jo i mbajtur shkakton të njëjtat probleme në cdo kompani;
- rendiment i ulët
- punonjësit largohen, ose janë duke kërkuar për një punë tjetër
- autoriteti/respekti i stafit menaxhues bie
- ul fuqinë e kompanisë për të thithur talent të ri
Mësimi nga Skënderbeu: njih armikun dhe “fushë betejën” tënde
Nëse e njeh armikun dhe e njeh veten, nuk duhet të kesh frikë nga rezultati i njëqind betejave. Nëse e njeh veten, por jo armikun, për çdo fitore të fituar do të pësosh edhe një disfatë. Nëse nuk e njeh as armikun, as veten, do të dorëzohesh në çdo betejë
Lao Tsu
Skënderbeu nuk ka nevojë për introduksion. Ai njihet nga cdo Shqiptar në botë. Fitoret e tij janë të vështira për tu besuar edhe pasi janë bërë fakt. Ai ishte një mjeshtër në strategji ushtarake. Kur ai ishte i dobët u paraqiste i fortë, kur ishte i fortë u paraqiste i dobët. Shëmbulli konkret ishte tek beteja e Ohrid, kur ai bëri sikur po u tërhiqte dhe forcat otomane e ndoqën në një kurth, ku humbën mbi 10,000 ushtarë dhe ushtria shqiptare fitoj 40,000 dukat (afërsisht 6$ dollar në vlerë floriri sot) dhe shpërblim për të burgosurit otoman.
Në botën moderne mund të gjejmë një mësim të ngjashëm ku “i vogli” fiton ndaj të madhit, me Bill Gates dhe krijimin e Microsoft. IBM ngarkoi Bill Gates që të krijonte nje program kompjuterik për kompjutrat e tyre. Mbasi ky program përfundoi IBM i bëri një ofertë prej 250,000$. Bill e refuzoi atë, por dhe një kundër ofërtë që IBM do të merrte falas programin e tij në cdo kompjuter të tyre në treg, por Bill Gates do të merrte të gjitha fitimet në cdo kompjuter tjetër. IBM pranoi menjëherë, sepse në atë kohë ato kishin 99% të tregut. Sot kanë 0%. Ky program sot quhet Windows, dhe Microsoft vlenë mbi 2.2$ trilion. Bill Gates pa “fushë betejën” dhe kuptoi që IBM nuk mund të mbante dot monopolin global të tyre, dhe i bëri një ofertë që ato nuk mund të refuzonin.
Shpesh ankohemi se kemi shumë teori dhe praktikë të pamjaftueshme për t’u përdorur në punët tona të përditshme, por ne ende e anashkalojmë historinë e cila ka shumë nga të dyja. Psikologjia njerëzore dhe njerëzit kanë mbetur relativisht të pandryshuara ajo që funksionoi për Skënderbeun mund të funksionojë shumë mirë edhe për ju. Udhëheqësit e mëdhenj janë të përjetshëm dhe po ashtu edhe mësimet e tyre.