6 këshilla që kam mësuar në eksperiencën time si HR

Sot në Blog do ndaj me ju 6 këshilla që kam mësuar në eksperiencën time si HR këto vite

#këshilla1 Punëso me kujdes

Kohë më parë kam dëgjuar frazën, “punëso ngadalë, pusho nga puna shpejt”. Dhe më duhet të them, më ka ndjekur gjithmonë. Më ka ndjekur për dy arsye, njëra sepse  është një frazë tërheqëse e dyta, është gjithashtu diçka që kam hasur në vitet e përvojës sime si HR.

Kuptimi është të marrësh kohë për të gjetur personin e duhur. Nuk do të thotë të punësosh në mënyrë të panevojshme ose ngadalë, por nuk duhet të nxitojmë procesin. Shpesh ne përpiqemi dhe nxitojmë të punësojmë dikë që të plotësojë një vend vakant dhe nuk gjejmë kohë për t’u siguruar që po marrim dikë me njohuritë, aftësitë, kompetencat dhe përshtatshmërinë kulturore që kompania ka nevojë.

Pra, punësoni ngadalë, pushoni shpejt do të thotë që ne duhet të marrim vendime të zgjuara që në fillim. Dhe për të qenë e qartë, pushoni nga puna shpejt nuk do të thotë të bësh ndonjë gjë të paligjshme ose diskriminuese por kur kuptojmë se ai punonjës nuk përshtatet, ne nuk e mbajmë atë punonjës pafundësisht.

#këshilla2 Flit gjuhën e kompanisë

Kjo do të thotë, që ju duhet të keni njohuri dhe kontroll të strategjisë së kompanisë suaj brenda dhe jashtë. Pra pyesni veten. A mund të flisni gjuhën e biznesit tuaj? Si I fitoni para? Kush janë klientët tuaj? Kush janë konkurrentët tuaj? A mund të më tregoni qëllimet tuaja të të ardhurave? Çfarë bën secili funksion dhe si janë këto sisteme të ndërlidhura?

Unë personalisht mendoj se është shumë e dobishme të kesh komunikim me financën. Mbani një kontakt në financë, kështu që kur jeni duke punuar një projekt të ri ose çfarëdo qoftë, ju mund të shihni nga një këndvështrim tjetër. Mund të keni kontakte të vazhdueshme me kolegët dhe të mësoni proceset e organizatës jashtë departamentit tuaj.

#këshilla3 Punëso për mangësinë tuaj

Ajo çfarë dua të them është se, si menaxher, profesionist i burimeve njerëzore, kushdo qofsh në biznes, ju duhet të përcaktoni se cili është hendeku midis gjendjes suaj aktuale dhe gjendjes tuaj të dëshiruar. Dhe pastaj ju punësoni për këtë. Për shembull, nëse jeni dikush që është shumë vizionar dhe krijues, por detajet nuk janë gjëja juaj atëherë mos punësoni dikë si ju por punësoni për atë që ju nuk e bëni mirë. Punësoni për të mbushur atë boshllëk të kompanisë.

#këshilla4  Mëso nga të tjerët

Shiko të mësosh nga të tjerët. Pranoni atë që nuk dini. Ndërtoni marrëdhënie dhe kontakte.

Mos e rishpikni rrotën nëse keni nevojë të krijoni një program ose një process sepse mund të shpenzoni shumë kohë duke bërë kërkime që dikush i ka bërë tashmë. Dhe kështu, nëse keni kontakte, mund t’u drejtoheni këtyre njerëzve brenda rrjetit tuaj dhe të kërkoni ndihmë.

Unë u detyrohem shumë njerëzve në kompanitë ku kam punuar dhe në profesionin tim, të cilët më dhanë njohuri dhe udhëzime të shkëlqyera.

#këshilla5 Kërko dhe përdor të dhëna

Kjo këshillë është diçka që shkon paralelisht me teknologjinë. Mbështetja e vendimeve tuaja me të dhëna jo vetëm që do t’ju bëjë më të besueshëm, por thjesht do t’ju ndihmojë të merrni vendime më të mira.

#Këshilla6  Përgatiti njerëzit për sukses

Shpesh them, përgatiti njerëzit për sukses dhe jo për dështim. A keni filluar ndonjëherë me një kompani dhe askush nuk e dinte që do të vinit atë ditë? Ata nuk  kishin gati tavolinën tuaj, kompjuterin tuaj dhe kjo mund të jetë vërtet frustruese. Por kjo ndodh shumë dhe jo vetëm që këto gjëra mund t’ju bëjnë të ndiheni të padëshiruar, por ato mund të ndikojnë në turn over-in e kompanisë. Të mos kesh një kompjuter gati nuk është gjë e mirë, por të sigurohemi që i pëgatisim njerëzit për sukses shkon përtej nevojave bazike të zyrës. Sigurisht që fillon duke u siguruar që keni personin e duhur në punën e duhur, kjo është numri një. Por në të vërtetë analizimi i mjeteve, burimeve, informacioneve që u nevojiten njerëzve dhe dhënia e tyre është kritike. Analizoni këtë paraprakisht. Për shembull, nëse punonjësi i ri duhet të punojë ngushtë me një departament tjetër, organizo një takim. Ndihmoni në lehtësimin e tranzicionit të personit të ri  dhe përgatiti ata drejt suksesit që në fillim.