Mr. Beast mund të jetë një nga sipërmarrësit më të sukseshëm të epokës dixhitale në drejtimin për t’u bërë një miliarder. Videot e tij marrin me qindra miliona views nga e gjithë bota. Ai ka arritur të krijojë përmbajtje që nuk dalin jashtë mode dhe që gjenerojnë gjithmonë e më shumë të ardhura çdo ditë që kalon. Një mendje e tillë ja vlen të studiohet dhe të mësojmë, pikërisht aty ku ai diferencon nga të tjerët, tek punonjësit e rinj…
Qasja e Mr. Beast ndaj punonjësve të rinj mund të jetë thjeshtë gjeniale
Mënyra drastike dhe ndryshimi se si biznesi i tij operon është aq ndryshe saqë punonjësve të rinj i duhet kohë për t’u ambjentuar. Cdo video dhe projekt i ri kërkon një përshtatshmëri të shpejtë. Puna është pa rutinë dhe cdo projekt është ndryshe prandaj dhe procedurat e brendshme nuk ekzistojnë. Në këtë lloj ambienti që ndryshon shpejt dhe është shumë ndryshe nga disiplina e rrepte e botës, Mr. Beast nuk pretendon që punonjësit e rinj të jenë të dobishëm menjëherë. Ai pretendon që do ju duhen të paktën 6 muaj për t’u ambjentuar dhe për t’i mësuar atyre mënyrën e tyre operacionale. Në këtë mënyrë, punonjësit e rinj nuk janë nën presion që të performojnë, por kanë në fokus të mësojnë.
Bëjini ata të mësojnë me shembull
Mënyra më e përhapur që të përditësosh punonjësit e rinj, është ti japësh një dosje të trashë procedurash ku thuhet se si operon kompania. Në një goditje të thjeshtë, çfarëdolloj entuziasmi dhe kreativiteti që kishte punonjësi përfundon në shfaqje të asaj dosje. Mbi mësimit përmëndësh që duhet t’i bëjë dosjes, pritshmëria është që punonjësi i ri të inovojë, por pa ndryshuar asgjë. Një pamundësi ku edhe slogani i Nik-ut “Impossible is Nothing” dorëzohet përballë pamundësisë të burokracisë moderne…
Mr. Beast duke ditur këtë gjë preferon një “pagëzim me zjarr”. I vendos menjëherë në aksion dhe të mësojnë nga më të mirët. Ai ka identifikuar disa punonjës brenda organizatës që kanë punën më të vështirë dhe që marrin më shumë vendime gjatë punës. Në këtë mënyrë punonjësit e rinj marrin njohuri reale, dhe mësojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi si operohet në një kompani fleksibël dhe me projekte të ndryshme. Kjo lloj qasje e bashkangjitur me faktin që punonjësit e rinj nuk priten që të japin kontribut 6 muajt e parë, krijon një ambjent të përshtatshëm ku fokusin kryesor e ka të mësojnë dhe të integrohen me kompaninë sa më shpejt, duke krijuar një ambjent të përshtatshëm për ide dhe kreativitet, kur t’i vi koha…
Mr. Beast është një person që ka inovuar shumë aspekte të show biz-it dhe biznesit. Me ndryshimin e gjeneratave dhe botës, “filozofia e punëmarrësit” duhet të mësohet me një realitet ku ai nuk ka më kontroll në cdo gjë. Inovacioni i vazhdueshëm ka berë që eksperienca deri diku nuk është më parësore, por qasja e punëdhënësit dhe punëmarrësit, për të harruar mësimet e mëparshme dhe për të mësuar të reja më të rëndësishme …