Kur dëgjova që ishte bërë një serial tjetër për botën e shërbimit, e anashkalova menjëherë. Cdo serial ose film që kam parë kryesisht, e transformojnë botën e kulinarisë në dicka që nuk është. Kur jemi në një restorant nuk e kuptojmë kurrë kaosin që ndodh mbrapa skenave. Të shara që fluturojnë si pako të amazon në internet, zënkat në staf janë aq normale sa oksigjeni në ajër dhe të gjithë janë një fije larg që të japin dorëheqjen , pak nga pronarët pak nga klienti shqiptar që duket sikur qëllimi I vetëm atë dite është që të ja kalojë keq. Një kulturë toksike që i kthen të gjithë veteranët në figura egoiste, dhe që stafit të ri nuk i mësohet asgjë por i thuhet “duhet ta vjedhësh profesionin se nuk do të të mësojë njeri”. Ndërkohë stafi I vjetër refuzon të mësojë ose të sjelli një risi dhe pas aq shumë peripecirash që kanë kaluar në karrierë,përparimi nuk duket me opsion për ta. Për këto sërë arsyesh “pseudo ekspertë” dhe “pseudo konsulentë” të huaj apo vendas, në hoteleri turizëm falimentojnë. Teoria dhe shkolla nuk kanë hapësirë në “fushëbetejë”. Pasi gllabërova 20 episode në më pak se 2 ditë një dritë mu shfaq në fund të tunelit. Mësimet në jetë vijnë shpesh herë në vendet që i pret më pak.
Të gjithë kanë dhe meritojnë të njëjtin respekt pavarësisht pozicionit
Rregulli i parë që personazhi kryesor implementon është mjaft i thjeshtë, por i bukur. Të gjithë marrin titullin e tij prej “Shefi”. Komunikimi me cdo njeri që punon në restorant duhet të jetë me fjalën Shef përpara. Kjo mënyrë komunikimi nuk e heq hierarkinë dhe forcon bashkëpunimin nga më i vogli tek më i madhi. Krijimi i këtij lloj respekti bën të kuptojë dhe menaxhimin që duhet të gjithë për të arritur suksesin. E thjeshtë, e bukur, e lehtë dhe efikase.
Gabimet janë oportunitet për mësim dhe jo dënim
Një nga elementët më pak të motivuar ishte Markus në krye të embëlsirave dhe bukës. Puna e tij linte për të dëshiruar si për kualitet ashtu dhe për shpejtësi. Por asnjë person nuk i kishte thënë cfarë duhet të bënte, si duhet ta bënte, pse duhet ta bëj etj, etj. Karmen, shefi i kuzhinës i dha një sygjerim të vogël mbi bukën, pa të bërtitura, pa të shara, por në një fjali koncize ku i tregon ku është problemi, dhe si ta zgjidhi atë.
“Buka jote del e thatë dhe shkërmoqet thjeshtë për shkak të furrës, vendos një enë më ujë herën tjetër për ta parandaluar atë” .
Markus e provoi dhe ndryshimi ishte goxha i madh. Fitoi respekt të menjëhershëm për shefin e tij, dhe më e rëndësishmja krenari për punën e tij. Ky gjest jehoi dhe tek të tjerët, ku dhe veteranët e kësaj industrie filluan të thyheshin dhe brenda tyre rigjetën dëshirën për tu përmisuar. Shumë njerëz besojnë në karma,dhe në një vënd të vogël si një restorant, efekti i saj është i menjëhershëm.
Trajnimet duhet të jenë të dobishme që mos të shihen si humbje kohe
Sa herë na ka ndodhur që të na thonë do marrim pjesë në një trajnim dhe reagimi parë është një shfryrje mërzie:
Boooo... Kush rrin e merret?!
Trajnimi, duhet të jetë i personalizuar për punonjës dhe jo një për të gjithë. Pavarësisht se mund të punojnë në një repart, njohuritë dhe mangësitë e tyre janë ndryshe. Mërzia infekton dhe ato që mund ti shërbejë trajnimin, duke e kthyer në një eksperiencë negative, është njerëzore. Sic ka thënë dhe Leonardo Da Vinci ne mësojmë më mirë duke e bërë atë me dashuri/pasion.
Për këtë arsye secili nga personazhet kryesore morën trajnime të ndryshme specifikisht per të përmisuar si dobësitë e tyre, si pikat e tyre të forta. Disa rifilluan nga bazat duke u kthyer në shkollë kuzhine në moshën 40 vjec, të tjerë u trajnuan në restorantet më të mira në botë nga kuzhinier në ndihmës kamarier.
Trajnimet kushtojnë kohë dhe para. Qëllimi është gjithmonë për përmirësimin e stafit në përgjithësi. Por në Shqipëri gabimet e zgjidhjes të trajnimit janë kryesisht të njëjtat:
- i njëjti trajnim për të gjithë – të gjithë janë ndryshe
- mos konsultimi me punonjësit për përzgjedhjen – ato i dinë më mirë mangësitë e tyre
- stafi menaxherial që zgjedh në mënyrë emocionale ose në cfarë mendon që nevojitet – si qënie njerëzore kemi instiktin të ndajmë cfarë na pëlqen personalisht, ose cfarë na ka ndihmuar shumë në jetë, nuk do të thotë që do i shërbejë\pëlqejë të tjerëve
- Mungesa e objektivave të qarta të trajnimit – Dështimi për të vendosur objektiva të qarta trajnimi mund të rezultojë në programe trajnimi që nuk kanë fokus dhe drejtim. Është e rëndësishme të identifikoni qëllimet dhe rezultatet specifike që dëshironi të arrini përmes procesit të trajnimit.
- Përmbajtja nuk është tërheqëse – disa nga aftësitë që mësohen në trajnim duhet të jenë të dobishme në menyrë të menjëhershme, trajnimi duhet të jetë i mirë organizuar dhe të aktivizoj në mënyrë konstante trajnuesit.
Mos harroni që një Power Point për 2 ditë rresht nuk është trajnim por dënim. Të gjitha trajnimet që kam marrë pjesë kohët e fundit janë një sallë mbledhjesh, me dikë që të thotë cfarë është e drejtë, duke shtypur butonin tek slide tjetër, me punonjësit që flasin me njëri tjetrin për të “lënë orën e mësimit”. Ka ardhur koha të mendojmë ndryshe dhe të bejmë ndryshe. Koha është aseti ynë më me vlerë sot, nuk mund të vazhdojmë ta harxhojmë atë.
Këtu është pjesa ku unë i bëj pak reklamë vetes dhe ku ju ndihmoj për të organizuar trajnimin tuaj të ardhshëm :). Na kontaktoni në info@rekruto.al ose formën e mëposhtme për një trajnim alla “The Bear”.