
Website Rekruto.al
Employment Agency
Pozicioni: Inxhinier Mekanik
Departamenti: Teknik / Mirëmbajtje / Flotë Transporti
Vendndodhja: Durres
Raporton te: Drejtori Teknik / Menaxheri i Flotës
Përgjegjësitë Kryesore:
- Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e mjeteve të rënda (ekskavatorë, fadroma, vinça, etj.) dhe automjeteve të transportit (kamionë, furgonë, autobusë).
- Diagnostikimi dhe zgjidhja e defekteve mekanike dhe teknike të mjeteve.
- Planifikimi dhe zbatimi i programeve të mirëmbajtjes parandaluese dhe korrektive.
- Vlerësimi i gjendjes teknike të flotës dhe rekomandimi i ndërhyrjeve të nevojshme për të garantuar funksionimin optimal.
- Bashkëpunimi me furnitorët për pjesë këmbimi dhe ndjekja e proceseve të riparimit.
- Mbajtja e dokumentacionit teknik dhe historikut të mirëmbajtjes për çdo mjet.
- Sigurimi që të gjitha mjetet të jenë në përputhje me standardet teknike, të sigurisë dhe rregulloret ligjore.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Diplomë në Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune me mjete të rënda dhe mjete transporti (minimale 2-3 vite është e preferuar).
- Njohuri shumë të mira teknike për sistemet mekanike, hidraulike dhe elektrike të mjeteve.
- Aftësi për të përdorur pajisje diagnostikuese dhe softuerë teknikë.
- Aftësi për të menaxhuar kohën dhe për të punuar nën presion.
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në me email tek aplikime@rekruto.al
Rekruto.al deshiron te vere ne vemendjen e kandidateve te interesuar se cdo informacion qe do te paraqesin lidhur me shprehjen e interesit te tyre per sa me siper, do te trajtohet me nje nivel sigurie te stadarteve me te larta ne perputhje te plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij.
To apply for this job email your details to info@rekruto.al