
Rekruto.al
Employment Agency
Pozicioni: Drejtues Kantieri
Departamenti: Teknik / Zbatim
Raporton te: Menaxheri i Projektit / Drejtori Teknik
Përgjegjësitë Kryesore:
-
Organizimi dhe drejtimi i të gjitha veprimtarive ndërtimore në kantier.
-
Menaxhimi i forcës punëtore, nënkontraktorëve dhe makinerive për realizimin e projektit në përputhje me planin e punimeve.
-
Zbatimi i projektit teknik në përputhje me dokumentacionin, specifikimet teknike dhe standardet e sigurisë.
-
Monitorimi i ecurisë së punimeve dhe raportimi i progresit ditor/periodik.
-
Sigurimi që materialet, pajisjet dhe burimet e tjera të përdoren në mënyrë efikase dhe ekonomike.
-
Koordinimi me inxhinierët e zbatimit, projektuesit, mbikëqyrësit dhe institucionet përkatëse.
-
Zgjidhja e problematikave teknike dhe logjistike që mund të shfaqen në terren.
-
Mbajtja e dokumentacionit të kantierit, situatave, orareve të punës, etj.
Kualifikimet e Kërkuara:
-
Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Gjeodezi apo fusha të ngjashme.
-
Eksperiencë të paktën 3-5 vjet në drejtimin e punimeve në kantier ndërtimi.
-
Aftësi të forta menaxheriale dhe organizative për drejtimin e ekipeve të punës.
-
Njohuri të shkëlqyera të fazave ndërtimore, teknologjisë së ndërtimit dhe përdorimit të makinerive.
-
Njohuri të rregulloreve ligjore dhe standardeve të sigurisë në ndërtim.
-
Përdorimi i programeve si AutoCAD, MS Project, Excel, etj.
Aftësi të tjera të preferuara:
-
Lidership, vendimmarrje dhe aftësi për të punuar nën presion.
-
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe raportimi.
-
Fleksibilitet për punë në orare të zgjatura ose në lokacione të ndryshme.
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në me email tek aplikime@rekruto.al
Rekruto.al deshiron te vere ne vemendjen e kandidateve te interesuar se cdo informacion qe do te paraqesin lidhur me shprehjen e interesit te tyre per sa me siper, do te trajtohet me nje nivel sigurie te stadarteve me te larta ne perputhje te plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te ti
To apply for this job email your details to info@rekruto.al