Edhe më të mirët dështojnë kur nuk vlerësohen: Messi tek PSG

Shumë herë marrim të mirëqënë pjesën më të lehtë dhe bazike për mirëqënien e punonjësit: vlerësimin. Jo nga paga, por nga ana njerëzore. Këtë mësim bazik na e mëson më së mirë bota e futbollit dhe një nga atletët më të mirë në histori, Leo Messi. Paga nuk ishte problem, Messi fitonte mbi 40$ million ne vit. Jo keq… Por ai nuk u ndje kurrë mirë në Paris. Kënaqësia dhe përmbushja e tij në punë për pasionin e tij, futbollin ra ndjeshëm, pavarsisht pagës të majme. Pra kush ishin gabimet që beri PSG dhe presidenti i tij Al-Khelaifi?

  • Paga nuk garanton kënaqësinë në punë
  • Punonjësitë duhen mbrojtur nga problematikat
  • Një fjalë e mirë bën më shumë punë se sa lekët

Situata u bë shumë stresante te PSG, dhe nuk ndihesha që më donin. Prandaj zgjodha Inter Miamin dhe jo Barcelonën. Nuk desha me stres dhe doja tu ndjeja i vlerësuar përseri

— Lionel Messi

Messi në Miami ju dha vlerësimi që meritonë, si nga ana financiare por si nga ana njerëzore. Nuk u sulmonte më nga tifozët sic ishte në Paris. Kishte një ambjent më të ngrohtë ku ndiente dashurinë e fansave (pa luajtur akoma një loj), dhe më ne fund mbas 2 vitesh mund të rikuperonte psikologjikist nga kritikat ditore nga tifozët dhe menaxhimi i PSG. Ai ja shpërbleu gjithë këtë besim në një ence që do i conte në fitore në min e 85-së…

Golazo i Messit

Edhe më të mirët kanë nevojë për më baziken: vlerësim dhe mundësinë që të punojë i qetë. PSG mundësoj një nga pagat më të mira në industri por e anulloj këtë, duke e dëmtuar rendimentin e Messit. Al-Khelaifi është shëmbulli perfekt se si me lek mund të marresh më të mirët, por po nuk dite ti menaxhos, ti mbrosh nga situata të ndryshme dhe ti vlerësosh nga ana njerëzore, rendimenti i tyre do të bie. Nuk është vetëm Messi i pakënaqur, por eshte lojtar të tjerë si Neymar, Mbappe dhe Verrati duan të largohen. Ato janë të gatshëm të ulin pagën e tyre vetëm të ikin nga një ambjent mos vlerësues. Në këto kushte endrra e PSG dhe presidentit Al-Khelaifi për të fituar Champions Legue zbehet, dhe lojtarët gjejnë një vënd tjetër, duke shtuar fitimet e konkurencës…