Ofrohet vend pune Inxhinier/e Ndërtimi në Kantier.

Website Alca shpk

SHOQËRIA “ALCA” SH.P.K.
Shoqëria “ALCA”, me veprimtari në fushën e projektimit, prodhimit dhe montimit të fasadave, kërkon të punësojë Inxhinier/e Ndërtimi.

Detyrat kryesore:

Përpilimi dhe kontrolli i dokumentacionit tekniko-ligjor që vjen nga kantieri (procesverbale, libreza masash, situacione etj.).
Ofrimi i suportit teknik gjatë gjithë fazave të punimeve, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike.
Përpunimi i projektit të zbatimit.
Vlerësimi i nevojave dhe problematikave teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve.
Identifikimi i risqeve kryesore gjatë realizimit të projektit.
Kontrolli i materialeve që do të përdoren në objekt.

Kualifikimet e kërkuara:

Diplomë e arsimit të lartë në Inxhinieri Ndërtimi
(Master në Strukturë përbën avantazh).
Eksperiencë minimale pune 2 vjet.
Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe Microsoft Office.
Aftësi për të punuar në grup dhe komunikim të mirë profesional.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it:
info@alca.al  nr telefoni 0697084250.

 

To apply for this job email your details to info@alca.al