Website ALCA SHPK
Shoqëria “ALCA”, me veprimtari në fushën e projektimit, prodhimit dhe montimit të fasadave, kërkon të punësojë Inxhinier/e Ndërtimi ne kantjer.
Përgjegjësitë Kryesore:
Menaxhimi dhe mbikëqyrja e të gjitha aktiviteteve në kantier, duke siguruar respektimin e afateve dhe buxheteve.
Monitorimi dhe raportimi i progresit të projektit, duke identifikuar dhe zgjidhur vonesat apo problemet.
Koordinimi me menaxherët e projektit, arkitektët, inxhinierët dhe nënkontraktorët për një realizim pa probleme.
Mbikëqyrja dhe mentorimi i ekipeve në kantier, duke siguruar performancë të lartë dhe respektim të standardeve të sigurisë.
Sigurimi i përputhshmërisë me të gjitha kërkesat teknike, ligjore dhe të sigurisë.
Hartimi i dokumentacionit të projektit, përfshirë planifikimet e punës, raportet e progresit dhe raportet teknike.
Përgatitja dhe menaxhimi i preventivave, situacioneve mujore dhe faturimeve të punimeve.
Planifikimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e operacioneve ditore përmes inspektimeve të rregullta.
Identifikimi dhe menaxhimi proaktiv i rreziqeve operative.
Menaxhimi i furnizimeve dhe pajisjeve, duke shmangur mungesat apo tepricat.
Promovimi i një kulture të fortë sigurie në punë.
Sigurimi që raportimet ditore të jenë në përputhje me politikat e brendshme dhe kërkesat e projektit.
Ruajtja e koordinimit të vazhdueshëm me ekipet e projektit në të gjitha fazat.
Kërkesat:
Diplomë Bachelor në Inxhinieri Civile ose fushë të ngjashme.
3-5+ vite eksperiencë në menaxhim kantieri, preferohet në industrinë e fasadave.
Njohuri të forta mbi dokumentacionin teknik dhe ligjor në ndërtim.
Njohuri në AutoCAD, Microsoft Office dhe programe menaxhimi projektesh.
Aftësi të shkëlqyera organizative dhe zgjidhjeje problemesh.
Aftësi të forta drejtuese dhe menaxhimi ekipesh.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it:
info@alca.al ose ne numerin e telefonit 0697084250.
To apply for this job email your details to info@alca.al
