Drejtues Kantieri

Rekruto.al

Employment Agency

Pozicioni: Drejtues Kantieri
Departamenti: Teknik / Zbatim
Raporton te: Menaxheri i Projektit / Drejtori Teknik

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Organizimi dhe drejtimi i të gjitha veprimtarive ndërtimore në kantier.

  • Menaxhimi i forcës punëtore, nënkontraktorëve dhe makinerive për realizimin e projektit në përputhje me planin e punimeve.

  • Zbatimi i projektit teknik në përputhje me dokumentacionin, specifikimet teknike dhe standardet e sigurisë.

  • Monitorimi i ecurisë së punimeve dhe raportimi i progresit ditor/periodik.

  • Sigurimi që materialet, pajisjet dhe burimet e tjera të përdoren në mënyrë efikase dhe ekonomike.

  • Koordinimi me inxhinierët e zbatimit, projektuesit, mbikëqyrësit dhe institucionet përkatëse.

  • Zgjidhja e problematikave teknike dhe logjistike që mund të shfaqen në terren.

  • Mbajtja e dokumentacionit të kantierit, situatave, orareve të punës, etj.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Gjeodezi apo fusha të ngjashme.

  • Eksperiencë të paktën 3-5 vjet në drejtimin e punimeve në kantier ndërtimi.

  • Aftësi të forta menaxheriale dhe organizative për drejtimin e ekipeve të punës.

  • Njohuri të shkëlqyera të fazave ndërtimore, teknologjisë së ndërtimit dhe përdorimit të makinerive.

  • Njohuri të rregulloreve ligjore dhe standardeve të sigurisë në ndërtim.

  • Përdorimi i programeve si AutoCAD, MS Project, Excel, etj.

Aftësi të tjera të preferuara:

  • Lidership, vendimmarrje dhe aftësi për të punuar nën presion.

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe raportimi.

  • Fleksibilitet për punë në orare të zgjatura ose në lokacione të ndryshme.

    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në me email tek aplikime@rekruto.al

    Rekruto.al deshiron te vere ne vemendjen e kandidateve te interesuar se cdo informacion qe do te paraqesin lidhur me shprehjen e interesit te tyre per sa me siper, do te trajtohet me nje nivel sigurie te stadarteve me te larta ne perputhje te plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te ti

To apply for this job email your details to info@rekruto.al