Këshilla si të ndërtoni një cv dhe nëse nuk keni eksperiencë pune

Të ndërtosh një cv si student nuk është e lehtë dhe shpesh nuk dimë ta bëjmë më së miri sepse nuk orientohemi se çfarë të shkruajmë që të tregojmë aftësitë përkatëse. Fillimi është gjithmonë ai më i vështiri dhe poshtë keni disa këshilla se çfarë të përshini në cv-në tuaj studentore.

Përvoja udhëheqje

  • Të përfshish përvoja udhëheqje është një mënyrë shumë e mirë të mos kesh eksperienca pune por sërisht të shfaqësh aftësi përkatëse.
  • Pozicioni brenda këtij seksioni duhet të formatohet i ngjashëm me pjesën e përvojës së punës, duke përfshirë këtu pikat tuaja më të forta.
  • Shembuj të mirë do ishin organizimet e ndryshme në shkollë ku keni qenë pjesëmarrës sidomos nëse kanë të bëjnë me fushën që ju keni zgjedhur

Përvoja në projekte

  • Të përfshish përvoja në projekte është një mënyrë e synuar për të treguar se si ju përdorni aftësitë tuaja për një projekt specifik.
  • Pozicioni brenda këtij seksioni duhet të formatohet i ngjashëm me pjesën e përvojës së punës, duke përfshirë këtu pikat tuaja më të forta.
  • Shembuj të mirë do ishin projekte të ndryshme në shkollë ose në një anë ku arritjet tuaja mund të maten

Përvoja në trajnime

  • Të shfaqësh përvoja në trajnime është një mënyrë përfekte për të treguar se ju keni disa njohuri bazike pa bërë një trajnim formal. Ndonjëherë këto kurse mund t’i gjeni dhe falas.
  • Cdo trajnim në burime të besueshme është i pranueshëm(Udemy, LinkedIn Learning, Skill Share, Coursera etj). Sigurohuni të shpjegoni aftësitë që fituat nga trajnimi.
  • Shembull: Mjetet e Marketingut: Digital Marketing LinkedIn Learning

Punë Vullnetare

  • Punët vullnetare janë një mënyrë që të shfaqni aftësitë tuaja por duke mbrojtur dhe çështje për të cilat ju interesoheni.
  • Pozicioni brenda këtij seksioni duhet të formatohet i ngjashëm me pjesën e përvojës së punës, duke përfshirë këtu pikat tuaja më të forta.
  • Përdoreni këtë mënyrë që të shfaqni aftësitë tuaja të të punuarit në grup ose të punuarit në një organizatë të madhe.

Aftësi & Interesa

  • Një zgjerim i seksionit të Aftësive lejon rekrutuesin të kuptojë se çfarë metodash mund të përdorni brenda pozicionit.
  • Një strategji është që të shikoni listën e Aftësive që janë përdorur në përshkrimin e punës, dhe t’i përfshini në cv-në tuaj (me kusht që të dini t’i përdorni ata!).
  • Një seksion i Interesave mund të shtojë një dozë karakteri cv-së tënde dhe gjithashtu të tregoni çfarë ju mendoni se është e rëndësishme.
  • Shembull: Teknike: Microsoft Office Word, Excel, PowerPoint, Outlook), Dizajn.…

Seksioni i Edukimit

  • Seksioni i Edukimit është një mënyrë shumë e mirë që ju të përfshini ndonjë çmim që keni fituar
  • Kujdes vendosni mesataren tuaj vetëm nëse është mbi 8.5, në të kundërt JO. Pjesa më e madhe e punëdhënësve nuk i kushtojnë rëndësi gjithsesi.
  • Nëse nuk po e frekuentoni më shkollën ju mund të specifikoni vetëm se sa kredite keni mbledhur duke punuar për diplomimin tuaj dhe që planifikoni ta mbyllni së shpejti