Shqipëria ka dinamika shumë të ndryshme me botën perëndimore. Aksesi tek edukimi i nivelit të lartë dhe vlerësimi i studentëve varet nga një seri faktorësh që nuk janë në duart e tyre. Realiteti i Shqipërisë së sotme krijon mospërputhje midis diplomës dhe aftësitë e vërteta që ka një kandidat.
Kontradikta e Diplomës
Sistemi jonë i edukimit nuk arrin dot të edukojë dhe të vlerësojë sic duhet në shumicën e rastëve studentët në bankat e tyre. Shumë janë faktorët që fatkeqësisht sjellin këtë dëm shoqëror si :
![](https://i0.wp.com/rekruto.al/wp-content/uploads/2022/05/universitet-dhe-diploma.jpg?resize=1024%2C683&ssl=1)
- nepotizmi
- buxheti i ulët
- Keqmenaxhimi
- mësuesi e dobët
- përceptimi që studentë janë “cash cow”, dhe jo e ardhmja e vendit
- korrupsioni
Një “corbull” fajesh nga cdo aspekt i shoqërisë. Asnjëri nuk del i larë
Nëpërmjet dëshirës dhe logjikës që një punëmarrës aplikon për të marrë në punë personin më të aftë, diploma është kryesore. Në këtë mënyrë anashkalon një seri kandidatësh më me eksperience, më të kualifikuar dhe më profesional. Ndërkohë që njohuria më e madhe mbi profesionin tënd merret kur je në terren, sidomos në menaxhim biznesi.
Shembuj Konkret
![](https://i0.wp.com/rekruto.al/wp-content/uploads/2022/05/Shembuj-1.png?resize=1024%2C1024&ssl=1)
Kuzhinierët që vijnë nga shkollat e kulinarisë janë të papërgatitur, dhe nuk është faji i tyre. Shkollat e kulinarisë krijojnë illuzionin sikur po i japin njohuritë e duhura që te fshehin mangësitë që kanë në mësimdhënien e tyre. “I mësojnë” shumë më shpejt sec duhet ndonjë pjatë gourmet ose sushi. Ndërkohë studenti nuk di akoma si të qërojë dhe presi qepën, të mbajë thikën, të presi mishin. Pra pa bazë fare. Hej, por te paktën “di” si të bëj sushi.
![](https://i0.wp.com/rekruto.al/wp-content/uploads/2022/05/Shembuj-2.png?resize=1024%2C1024&ssl=1)
Kompania kërkonte një programues në gjuhën Python. Kishte disa kanditatë por vetëm një nga ato ishte pa diplomë, dhe në mendimin tim më i kualifikuari. Jo vetëm që kishte njohuritë që duheshin( dhe më shumë), por aftësi të larta komunikimi dhe me disiplinë në punë. Ne burimet njerëzore e dimë shumë mirë që aftësia për të bërë punën nuk do të thotë gjithmonë një punë e bërë, sepse njeriu për një sërë arsyesh nuk është gjithmonë i rregullt.
Përfundimi
Unë nuk po them që personat që kane bërë nje shkollim të larte kanë humbur kohën e tyre. Përkundrazi mund të jetë ajo që i con drejt suksesit dhe gëzimit në jetë. Por dua të vendos nën dritën e diellit një problem që nuk është vetëm i Shqipërise, por për shkak të arsyeve të mësipërme është shumë më në ndërveprim me tregun e punës tonë. Shqipëria është një vend i varfër, por me integrimin e internetit(shiko dhe 450 kurse falas nga universitet më të mira në botë) gjithmonë e më shumë, ne po mësojme dhe praktikojmë.