Nuk është e lehtë të mendosh për qëllimet afatgjata të karrierës – veçanërisht këto dy vitet e fundit. Kjo ka ndryshuar botëkuptimin tonë për atë që është e mundur dhe atë çfarë duam realisht.
Më poshtë keni disa hapa (këshilla) se si të fokusoheni dhe të përparoni në karrierën tuaj:
1.Vendosni çfarë nuk dëshironi
Është shumë më e lehtë të identifikosh gjërat që e di se nuk të pëlqejnë, sesa të mendosh për një të ardhme hipotetike. Për shembull, mund të vendosni se nuk dëshironi më të punoni praktikisht dhe dëshironi të merrni vetëm role këshilluese.
2.Kufizoni opsionet tuaja
Identifikoni disa role të reja që ju interesojnë, më pas mblidhni të dhënave rreth tyre. Kjo do t’ju ndihmojë të përjashtoni disa opsione, kështu që do të jeni në gjendje të përqendroheni më intensivisht në pozicione premtuese.
3.Përparoni nga baza
Dyfishoni aftësitë dhe njohuritë themelore që do t’ju bëjnë më të mirë, pavarësisht nga drejtimi që vendosni të ndiqni. Për shembull, të bëhesh një folës i mirë publik ose të përmirësosh aftësitë e menaxhimit të kohës ka munsdësi të jesh i dobishëm në pothuajse çdo profesion.
4.Besojini energjisë suaj
Kuptoni nëse jeni gati për hapin tuaj të ardhshëm, ose nëse keni nevojë për kohë për të pushuar përpara se të jepni gjithçka. Ju mund të keni vuajtur gjatë pandemisë, por tani ndjehuni gati të zhyteni në projekte të reja.